
-
HulumtimeReforma në fushën e arsimit dhe aftësimit profesional
-
2 Gusht '19
-
Autor: Florie Xhemajli, Albana Krasniqi, Leonida Molliqaj
-
-
AktiviteteKonferencë për media: Publikimi i platformës online...
-
8 Nëntor '18
-
Autor: Organizata Çohu
-
Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet, Çohu! shprehë shqetësimin lidhur me emërimin e drejtorit të ri të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.
Bazuar në hulumtimin "Partia e Punës" të organizatës Çohu!, të publikuar më parë, Drejtori i ri Driton Gashi, ka qenë pjesë e strukturave të PDK-së. Fillimisht z. Gashi ishte anëtar i kryesisë së degës së PDK-së në Prishtinë, i cili më pas gjithashtu ka qenë këshilltar politik i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, z. Zenun Pajaziti.
Organizata Çohu! Konsideron se me emërimin e tillë, Partia Demokratike e Kosovës vazhdon me shtirjen e patronazhit politik dhe kontrollin në institucionet e rëndësishme të vendit, duke filluar nga pozitat më të ulëta e deri të ato më të larta në hierarkinë e institucioneve të shtetit.
Marrë parasysh rëndësinë e pozitës së drejtorit të AKI-së për sigurinë e vendit dhe i cili do të duhej të ishte i pavarur, kredibil dhe profesional, organizata ÇOHU! konsideron se emërimi i Driton Gashit në këtë pozitë është i papranueshëm dhe dëmton kredibilitetin e këtij institucioni.
Organizata ÇOHU! kërkon nga Presidenti dhe Kryeministri i vendit që të shqyrtojnë dhe të ri-konsiderojnë emërimin e drejtorit të ri, Driton Gashi dhe gjithashtu shfuqizojnë vendimin për emërim, duke sjellë në pozitën e tillë një person profesionist, të pavarur dhe kredibil, i cili nuk ka qenë dhe nuk është pjesë e ndonjë partie politike.