Programet
Qeverisja e Mirë / Hulumtime

Parashkrimi i lëndëve dhe dënimeve penale 2001-2013

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!, ka nxjerrë raportin monitorues: Parashkrimi i lëndëve dhe dënimeve penale 2001-2013, në gjykatat themelore të Kosovës. Raporti tregon se parashkrimi i lëndëve penale në gjykatat themelore ka vazhduar dhe atë me trend të rritjes. Po ashtu raporti tregon se në mesin e lëndëve penale të parashkruara ka edhe lëndë që i përkasin veprave të korrupsionit.

Trend negativ i lëndëve të parashkruara, në mesin e të cilave edhe të korrupsionit 

Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet - ÇOHU!, ka nxjerrë raportin monitorues: Parashkrimi i lëndëve dhe dënimeve penale 2001-2013, në gjykatat themelore të Kosovës. Raporti tregon se parashkrimi i lëndëve penale në gjykatat themelore ka vazhduar dhe atë me trend të rritjes. Po ashtu raporti tregon se në mesin e lëndëve penale të parashkruara ka edhe lëndë  që i përkasin veprave të korrupsionit. 

Ky raport monitorues tregon se parashkrimi i lëndëve penale jo vetëm se ka vazhduar gjatë vitit 2013, por se ka edhe një rritje enorme të numrit të parashkrimit të lëndëve penale (shqyrtime të lëndëve dhe ekzekutim të dënimeve). Në gjykatat themelore dhe në degët e tyre, vetëm gjatë vitit 2013, janë parashkruar rreth 2230 lëndë penale dhe ekzekutime të dënimeve penale.  Kjo shifër është më e larta krahasuar me secilin vit paraprak nga 2001.  

Raporti nxjerrë në shesh se trendi i parashkrimit/vjetërsimit të lëndëve penale, është mjaft shqetësues në gjykatat themelore të  Kosovës. Nga viti 2001 deri me 2013, kemi një numër të madh të lëndëve penale të cilat janë parashkruar (vjetërsuar). Numri total i lëndëve të parashkruara/vjetërsuara në 7 gjykatat themelore dhe në 17 degët e tyre, në vitet 2001-2013, është 10504. Në  gjykatat komunale, vetëm brenda  viteve 2011-12, janë parashkruar 1845 lëndë penale, ndërsa vetëm në vitin 2013, numri i parashkrimit të lëndëve shkon në 2230. Vetëm nё Gjykatën Themelore tё Prizrenit, gjatë vitit 2013, janë parashkruar 709 lëndë penale, në Gjykatën Themelore tё Prishtinës, dega nё Podujevë, janë parashkruar 485 lëndë penale, dhe në Gjykatën Themelore të Pejës, dega Istog, janë parashkruar 172 lëndë penale.

Nga gjithsej 10504 lëndë të parashkruara gjatë viteve 2001-2013, 31% (3160 lёndё), i përkasin aspektit relativ të vjetërsimit; 55% (5830 lëndë), i përkasin aspektit absolut të vjetërsimit; dhe 14% (1514 lёndё), i përkasin ekzekutimeve penale, ose janë të pa kategorizuara. 

Raporti monitorues tregon që në mesin e lëndëve që janë parashkruar ka edhe lëndë që i përkasin kapitullit të XXIX të KPRK-së: “Vepra penale kundër detyrës zyrtare”, që klasifikohen si vepra të korrupsionit. Sipas të dhënave që i ka siguruar ÇOHU!, janë rreth 35 lëndë kundër detyrës zyrtare/ korrupsionit që janë parashkruar, prej të cilave, 11 janë të parashkruara në aspektin relativ përderisa, 24 lëndë janë parashkruar në aspektin absolut.

Për sa i përket lëndëve tё parashkruara në aspektin relativ, fajësia duhet tё kërkohet tek gjyqtarët, të cilët duke mos ndërmarrë asnjë veprim juridik, kanë lejuar vjetërsimin e këtyre lëndëve. Gjykatësit, duke i mbajtur lëndët e tyre nëpër sirtarë (duke mos i shqyrtuar), dhe njëkohësisht duke lejuar që këto lëndë të parashkruhen, kanë pamundësuar ndërmarrjen e çfarëdo veprimi kundër kryesve të ndryshëm të veprave të caktuara penale. Si pasojë e këtyre mosveprimeve, gjykatat nuk mund të ndërmarrin asnjë veprim juridik  për të ndjekur penalisht të dyshuarit, ose për të arrestuar të dënuarit.

Për këtë çështje, disa herë është përmendur se kanë filluar hetime për gjyqtarët që kanë lejuar vjetërsimin e lëndëve, nga ana e Zyrës së Prokurorit Disiplinor (ZPD), pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), “por asnjë prej tyre nuk ka rezultuar me shkarkimin e tyre”.  Brenda Zyrës së Prokurorit Disiplinor, janë hetuar rreth 72 raste që kanë të bëjnë me parashkrimin  e lëndëve penale, sipas tё dhёnave tё siguruara nga Organizata ÇOHU!, të datës 19 shkurt 2013. Prej 72 rasteve tё hetuara nga ZPD-ja, 64 raste janë mbyllur duke qenë se gjyqtarët e ngarkuar me lëndët e parashkruara tashmë nuk e ushtrojnë funksionin e gjyqtarit. Ndërsa 8 raste janë në procedurë të hetimit për t’u dërguar në komisione disiplinore. Dy prej lëndëve që po hetohen nga ZPD-ja, janë nga neni 339 i KPK-sё, që kanë të bëjnë me shpërdorim të detyrës zyrtare, pra janë lëndë me natyrë korruptive.  

Disa herë është potencuar fakti se gjykatat po lejojnë parashkrimin e lëndëve penale, por se masat  ndaj tyre do të ndërmerren. Deri me sot, nuk ka asnjë rast që një gjyqtar është shkarkuar për shkak se ka lejuar vjetërsimin e lëndës për të cilën ka qenë i ngarkuar ta shqyrtojë. 

 

Organizata ÇOHU!

Prishtinë, Korrik 2014

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...