Programet
Qeverisja e Mirë / Hulumtime

Monitorimi i lëndëve për vjedhje pylli në Gjykatat Themelore të Kosovës

Pyjet në Kosovë mbulojnë 481.000 hektarë, ose 45% të sipërfaqes së përgjithshme. Prerja e pyjeve konsiderohet të jetë tepër e lartë. Nga të gjitha prerjet vjetore të pyjeve, 86% klasifikohen si prerje e paregjistruar. Kjo shifër sipas të gjitha standardeve është e lartë

Pyjet në Kosovë mbulojnë 481.000 hektarë, ose 45% të sipërfaqes së përgjithshme. Prerja e pyjeve konsiderohet të jetë tepër e lartë.  Nga të gjitha prerjet vjetore të pyjeve, 86% klasifikohen si prerje e paregjistruar. Kjo shifër sipas të gjitha standardeve është e lartë.

Kjo gjendje e rëndë e pyjeve nga prerjet ilegale pasqyrohet edhe me numrin e lëndëve për vjedhje pylli në gjykatat e Kosovës. Përveç numrit të lartë të lëndëve edhe parashkrimi i këtyre lëndëve është tepër i lartë. Vepra penale vjedhje e pyllit është vepra më e parashkruar ndër vite. Në raportin monitorues të realizuar nga Organizata Çohu! për komplet parashkrimin e lëndëve nga viti 2001 deri në vitin 2014 rezulton që vepra penale që është parashkruar më së shumti është vjedhja e pyllit neni 358/285 me gjithsej 1783 lëndë të parashkruara.

Qëllim i këtij monitorimi përveç adresimit të çështjes së mjedisit përmes trajtimit të këtyre lëndëve në gjykata, janë edhe sfidat që gjykatat themelore si dhe degët e tyre hasin në trajtimin e këtyre lëndëve.

Reformimi i sistemit gjyqësor në Kosovë solli ndryshime për gjykatat e Kosovës përfshirë emërtimin  dhe strukturën e tyre. Si pjesë e reformimit të sistemit gjyqësor ishte edhe rritja e numrit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në gjykatat dhe prokuroritë e vendit. 

Ky aspekt i reformës krijoi infrastrukturën njerëzore të domosdoshme për fillim e menaxhimit më të mirë të lëndëve si dhe parandalimin e parashkrimit/vjetërsimit të lëndëve penale që është ndër problemet madhore në gjykatat e Kosovës. Përkundër reformës gjykatat e Kosovës ende ballafaqohen me probleme të mëdha. 

Bazuar në të gjeturat e këtij raporti vetëm gjatë vitit 2013 dhe 2014 shteti humbi të drejtën e zbatimit të sanksioneve penale për 1603 lëndë për vjedhje pylli.

Parashkrimi i veprës penale vjedhje e pyllit është jashtë çfarëdo standardi e lartë, përfshirë këtu parashkrimin absolut dhe atë relativ. Edhe pse në përgjithësi parashkrimi i lëndëve penale është i papranueshëm, parashkrimi relativ paraqet shqetësim më të lartë, sidomos pasi kjo mbetet përgjegjësi e gjyqtarëve dhe vjen si pasojë e mos ndërmarrjes së asnjë veprimi për lëndët në fjalë

Shumë lëndë, si rezultat i grumbullimit të tyre ndër vite, në momentin e shqyrtimit veçse kanë arritur në fazën e parashkrimit. 

Krahasimi i të dhënave nga viti 2013 dhe 2014 tregon një rënie të parashkrimit për lëndët vjedhje e pyllit për 39,54%, që mund të konsiderohet si indikatorë që shtimi i numrit të gjyqtarëve ka dhënë rezultat në trajtimin e lëndëve.

Ndër problemet me të cilat përballen gjykatat janë dehe mungesa e të dhënave elementare në lëndët penale i cili përveç që paraqet problem madhorë dhe pamundëson trajtimin e këtyre lëndëve. Për vite gjykatat u ngarkuan me lëndë, edhe ashtu të shumta në numër dhe me pamundësi trajtimi, të cilat në mungesë të të dhënave për personat e akuzuar janë lëndë që domosdo përfundojnë në parashkrim.

Një element tjetër që ky monitorim vë në pah është edhe masa ndëshkimore e cila në përgjithësi konsiderohet e ulët. Për më tepër kur masa ndëshkimore dënim me burg aplikohet shumë pak duke krijuar tendencë që shkelësit të dënohen me gjoba ose me kusht.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...