Programet
Qeverisja e Mirë / Hulumtime

Liria e shprehjes, medias dhe informimit në Kosovë

Liria e shprehjes, medias dhe informacionit janë të drejta që janë të rrënjosura në mënyrë të prerë në kornizën ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare. Të drejta të tilla janë themelore për të siguruar që qytetarët të jenë të informuar, të japin informacion, të mësojnë në lidhje me proceset e rëndësishme që ndikojnë në jetën e tyre, dhe përfundimisht për të siguruar përgjegjësi dhe llogaridhënie nga zyrtarët publik

Foto nga: Atdhe Mulla

Vlerësim i bazuar në Indikatorët e Këshillit të Evropës për Mediat në Demokraci

Liria e shprehjes, medias dhe informacionit janë të drejta që janë të rrënjosura në mënyrë të prerë në kornizën ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare. Të drejta të tilla janë themelore për të siguruar që qytetarët të jenë të informuar, të japin informacion, të mësojnë në lidhje me proceset e rëndësishme që ndikojnë në jetën e tyre, dhe përfundimisht për të siguruar përgjegjësi dhe llogaridhënie nga zyrtarët publik.

Të pasurit e ligjeve në kodin e ligjeve nuk garanton detyrimisht një mjedis të lirë të mediave; masa shtesë që parashikojnë monitorim të vazhdueshëm, vlerësim dhe përmirësim janë vendimtare. Me një qëllim të tillë në mendje, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës miratoi "Treguesit për Media në një Demokraci", në vitin 2008, i cili përfshin 27 tregues për të matur dhe vlerësuar lirinë e shprehjes, lirinë e informimit dhe lirinë e medias. Për më tepër, i njëjti sugjeroi që shtetet anëtare dhe parlamentet kombëtare të bëjnë raporte periodike bazuar në këtë listë.

Treguesit përcaktojnë një sërë parimesh për të lehtësuar analizën e mjediseve të mediave kombëtare në lidhje me lirinë e medias, e cila mund të identifikojë problemet potenciale apo mangësitë, ashtu që t’u mundësohet shteteve anëtare të diskutojnë problemet dhe zgjidhjet e mundshme në nivel evropian. Edhe pse Kosova nuk është anëtare e Këshillit të Evropës, ka pranuar në mënyrë të njëanshme që do të përmbushë të gjitha standardet e pranuara ndërkombëtare lidhur me të drejtat e njeriut, përfshirë lirinë e shprehjes, medias dhe informacionit.

Në vitin 2015, Kosovo 2.0, Çohu!, dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) ndërmorën këtë projekt për të zbatuar "Treguesit për Media në një Demokraci", për të matur dhe vlerësuar gjendjen e lirisë së medias në Kosovë. Treguesit janë organizuar në tri tema gjithëpërfshirëse: Liria e  Shprehjes dhe Informimit, Korniza legjislative dhe rregullative dhe Pavarësia, Siguria dhe Transparenca. Pasi që gazetarët kanë rol kyç në procesin e pranimit dhe dhënies së informacionit, ky projekt përfshiu një anketim në shkallë të gjerë të gazetarëve dhe diskutime në fokus grupe, si dhe intervista të hollësishme me gazetarë dhe ekspertë të mediave, për të zbuluar perceptimet e tyre, dhe përvojat me të gjithë kornizën, duke përfshirë proceset dhe procedurat që ndërlidhen. Prandaj, ky raport nuk ofron një shkallë të notimit për secilin tregues. Ai ofron një vështrim në çështjet gjithëpërfshirëse të identifikuara për secilin tregues duke theksuar shqetësimet, sfidat dhe problemet kryesore, të identifikuara nga gazetarët dhe ekspertët e medias. Si i tillë, qëllimi i këtij raporti është që të sigurojë një vlerësim paraprak dhe të shërbejë si bazë mbi të cilën mund të ndërmerren vlerësime periodike.

Në përgjithësi, korniza ligjore është konsoliduar gjatë viteve dhe siguron të drejtat themelore të lirisë së shprehjes, media dhe informacione. Për shembull, Kosova ka bërë progres në sigurimin që nuk ofron mbrojtje të shtuar për zyrtarët publikë kundër shpifjes ose fyerjes. Megjithatë, niveli i zbatueshmërisë së legjislacionit të përgjithshëm mbetet problematik. Transparenca e shtuar është e nevojshme, sidomos në qasjen në kërkesat e informacionit, ku privatësia dhe fshehtësia shtetërore nganjëherë përdoren në mënyrë të pajustifikueshme si bazë për bllokimin e qasjes në informacion. 

Shqetësimet tjera të identifikuara në këtë drejtim përfshijnë ndikimin që është ushtruar përmes mjeteve të ndryshme, veçanërisht ndërhyrjes nga individë në politikë dhe biznese. E para është identifikuar si pengesë kryesore për lirinë e shprehjes dhe informacionit nga gazetarët në të gjithë sektorin e mediave. Derisa në përgjithësi gazetarët perceptojnë një nivel të pavarësisë nga pronarët e mediave, ndërhyrja vazhdon të jetë e pranishme në punën e përditshme të redaksisë, duke kompromentuar gazetarinë e paanshme dhe duke çuar në vetë-censurë. Për më tepër, qeveria dhe gjykatat nuk janë të hapura për mediat në mënyrë të drejtë dhe të barabartë, duke cenuar të drejtat e mediave për të informuar audiencën e tyre përkatëse.

Pronësia e mediave vazhdon të mbetet një fushë që i nënshtrohet zbulimit të paqartë të informacionit. Kjo veçanërisht ka të bëjë me median online. Përpjekje më të mëdha janë të nevojshme për të siguruar se gazetarët kanë mbrojtjen për të cilën kanë nevojë - në lidhje me gjyqësorin, si dhe në kuadër të mediave të tyre. Nga njëra anë, rastet e kërcënimeve ndaj gazetarëve nuk trajtohen gjithmonë me përparësi nga institucionet përkatëse. Nga ana tjetër, mungesa e zbatimit adekuat të kontratave të punës nuk i’u ofron gazetarëve mbrojtje sociale, dhe si e tillë komprometon paanshmërinë dhe pavarësinë e tyre. 

Në lidhje me kornizat rregullative, Komisioni i Pavarur për Media dhe mekanizmi vetë-rregullues i KMSHK-së perceptohen përgjithësisht se funksionojnë në mënyrë efektive. Megjithatë, politizimi i vazhdueshëm i bordit të KPM-së cenon pavarësinë dhe kapacitetet e tij; dhe KMSHK-ja duhet të angazhohet me përpjekje më të mëdha për të kontribuar në drejtim të rregullimit etik të mediave online.

Përfundimisht, Kuvendi i Kosovës duhet të përqafojë një rol dhe qasje më aktive në sigurimin e sistemimit të legjislacionit që ka të bëjë me media dhe zbatimin e tij të duhur, përpilimin e raporteve sistematike vlerësuese, dhe të sigurojë një mjedis të lirë të medias.

Konkluzion 

Liria e shprehjes, medias dhe informacionit mbeten të drejtat themelore për zhvillimin e shoqërisë kosovare.  Me të gjithë progresin të bërë gjatë viteve, sfida të përgjithshme mbesin në kuadër të lirisë së shprehjes dhe informimit, kornizës legjislative dhe rregullatore, si dhe pavarësisë, sigurisë dhe transparencës. 

Nga njëra anë, Kosova ofron një kornizë të mjaftueshme ligjore për të siguruar lirinë e shprehjes, informacionit dhe medias. Gjithashtu, ekziston liria për të punuar si gazetarë; nuk ka diskriminim që ndalon gazetarët e huaj të kryejnë punën e tyre, ndërsa mediat janë të lira për të shpërndarë përmbajtje në gjuhën(t) e tyre të zgjedhjes.

Sidoqoftë, brenda secilit seksion të këtij raporti, një mori e çështjeve mbeten dhe duhet të adresohen.

Pjesa e parë, "Liria e Shprehjes dhe Informacionit", përfshiu një sërë çështjesh, siç është përmbledhja rreth legjislacionit ekzistues, zbatueshmëria e tij, dhe kufizimet e mundshme; shkallën në të cilën media përkrah parimet e veta të gazetarisë për drejtësi dhe objektivitetit gjatë mbulimit të zgjedhjeve; shkallën në të cilën mediat kanë qasje të barabartë në raportimin mbi çështjet e interesit publik; dhe masën në të cilën qeveria, parlamenti dhe gjykatat janë të hapura në mënyrë të drejtë dhe të barabartë ndaj mediave.

Brenda këtij seksioni, disa konkluzione mund të nxirren. Derisa korniza legjislative gjithëpërfshirëse dhe koherente është në vend, nuk ka shqyrtim të legjislacionit të tillë. Një çështje shqetësuese që në mënyrë të përsëritur u shfaq është zbatimi i dobët i Ligjit për Qasje në Dokumente Publike, të cilën gazetarët e identifikuan si pengesë në qasjen e tyre në informata; kjo është raportuar në veçanti nga mediat më të vogla dhe nga ata që punojnë në nivel lokal.

Lidhur me këtë, një nga shqetësimet më të mëdha të përmendura nga gazetarët është mënyra në të cilën institucionet merren me kërkesat. Nga njëra anë, ata përmendën faktin që shpesh institucionet dhe agjencitë kanë tendencë për të trajtuar kërkesat në bazë të rregulloreve të brendshme që nuk janë të harmonizuara me legjislacionin në fuqi. Në anën tjetër, vendosja e kontaktit me zyrtarin përkatës të ngarkuar për të trajtuar kërkesat shpesh është e vështirë. Për më tepër, gazetarët vunë në dukje se kërkesat në përgjithësi vonohen, ose edhe kur miratohen kanë tendencë të jetë të kufizuara sa i përket informacionit të dhënë. Si të tilla, gazetarët i theksuan këto si pengesa të vazhdueshme që ta kenë të mundur të kryejnë investigimet dhe/ose raportimet në kohë. Ndërsa ligji parashikon që informacioni mund të kufizohet ose të refuzohet për shkak të privatësisë, të sekreteve afariste ose informacionit të klasifikuar në bazë të sigurisë, nuk ekziston asnjë ndarje e asaj se kur dhe si mund të zbatohen këto përjashtime. Udhëzimet e tilla do të sigurojnë transparencë më të madhe dhe qëndrueshmëri në zbatimin e ligjit, dhe do të ndihmojnë në parandalimin që informacioni të mbahet i mohuar në bazë të gjykimit arbitrar të institucioneve apo individëve.

Institucionet publike dhe agjencitë e ndryshme nuk janë veçanërisht të hapura në drejtim të medias. Nga shumë institucione të listuara, vetëm Policia dhe komunat e Kosovës u perceptuan si disi të hapur ndaj mediave, ndërsa qeveria dhe gjyqësori janë nën mesatare. Qeveria perceptohet edhe si institucioni më pak i besueshëm sa i përket trajtimit të barabartë dhe të drejtë për të gjitha mediat.

Ndërhyrja nga individë në politikë mbetet pengesë e madhe në drejtim të realizimit të lirisë së shprehjes dhe informacionit. Kjo është raportuar nga gazetarët në të gjithë sektorët e medias.

Kuvendi i Kosovës ka një rol të rëndësishëm në monitorimin se si pjesët e ndryshme të legjislacionit janë duke u zbatuar dhe në shqyrtimin e veprimeve të qeverisë. Në lidhje me mediat, nuk mund të thuhet se kjo ka qenë një prioritet dhe kështu angazhimi me këtë çështje, veçanërisht në nivel të komitetit, është i nevojshëm.

Në kuadër të "Kornizës legjislative dhe rregullative," çështjet e shqyrtuara janë nga të drejtat e gazetarëve për lirinë e organizimit dhe kodet profesionale të sjelljes, tek efektshmëria e kornizën rregullative, duke përfshirë licencimin, kanalet e shpërndarjes dhe pronësinë e medias.

Derisa gazetarët nuk janë të kufizuar nga formimi i shoqatave dhe sindikatave, në masë të madhe, shoqatat dhe sindikatat deri më tani kanë dështuar së avokuari për dhe mbrojtjen e të drejtave të punës së gazetarëve, ose duke shërbyer si platforma për marrëveshje kolektive.

Në lidhje me pronësinë e medias, gazetat ofrojnë transparencë më të madhe sa i përket publikimit të informacionit në lidhje me pronësinë dhe stafin redaktues. Ndërkohë, televizioni dhe mediat online mbesin shumë problematike. Në lidhje me televizionet, Komisioni i Pavarur për Media (KPM) nuk mbulon pronësinë e mediave apo rregullat e koncentrimit; edhe pse ka pasur disa përpjekje për formalizimin e këtij të fundit, ata nuk kanë dhënë rezultat. Si e tillë, kjo çështje u përsërit vazhdimisht si një çështje shqetësuese. Me shpërthimin e mediave online, çështja e pronësisë vetëm sa është shtuar. Shumica e mediave online nuk kanë asnjë informacion për stafin profesional ose pronësinë.

KPM-ja, si institucion rregullator audio-vizual, dhe Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK), si mekanizëm vetërregullues perceptohen përgjithësisht se funksionojnë në mënyrë efektive dhe në mënyrë të paanshme. Megjithatë, efektiviteti i KPM-së është vënë në pikëpyetje në mënyrë të përsëritur për shkak të anëtarëve të bordit të emëruar politikisht. Përfshirja e Kuvendit në emërimin e anëtarëve të bordit dhe/ose përkatësia e tyre politike, ka nevojë për trajtim. Kuvendi ka një detyrë për të përmbushur, dhe prioritetet politike nuk duhet ta zëvendësojnë këtë. Gjatë cilitdo proces të emërimit për të siguruar transparencë, duhet të rritet shqyrtimi i kandidatëve, duke përfshirë edhe pikëpamjet e tyre politike dhe përkatësitë partiake, dhe gazetarët/mediat duhet të sigurohen me qasje të papenguar ndërsa procesi është duke u zhvilluar.

Ndërkohë, KMSHK-ja perceptohet si disi efektive në trajtimin e ankesave të bëra kundër shtypit. Megjithatë, duhet marrë parasysh mënyrat në të cilat ajo mund të punojnë me organizata dhe institucione të tjera, për shembull me Institutin Gjyqësor të Kosovës, në lidhje me ndarjen e praktikave të mira me gjyqtarët të cilët merren me rastet që mund të kenë shkuar fillimisht para KMSHK-së.

Në përgjithësi, të përditshmet e shkruara dhe portalet online që janë anëtare të KMSHK-së supozohet të veprojnë në përputhje me kodin e etikës së përshkruar; mediat audio-vizuale supozohet t’i përmbahen rregullave dhe kodeve të sjelljes të përcaktuara nga KPM-ja. Disa media kanë kodet e tyre të brendshme të sjelljes. Edhe aty ku ato ekzistojnë, ata rrallë shërbejnë si bazë për debat në mes redaktorëve dhe gazetarëve. Kjo e fundit është veçanërisht kështu në lidhje me mediat online, të cilat rrallë i përmbahen standardeve etike në mbulimin dhe raportimin e tyre.

Në kuadër të seksionit "Pavarësia, Siguria dhe Transparenca", një vlerësim pozitiv është se korniza ligjore e Kosovës nuk parasheh dispozita të veçanta ku zyrtarët e shtetit janë të mbrojtur nga kritikat, as nuk parashikon burgim të gazetarëve dhe/ose mbylljen e mediave të angazhuara në komentin kritik. Megjithatë, edhe pse legjislacioni i trajton të gjithë qytetarët kosovarë në mënyrë të barabartë, në praktikë ka raste të standardeve të dyfishta për zyrtarë të shtetit, të cilët kanë tendencë për të marrë trajtim më të privilegjuar. 

Ngjashëm, Ligji për mbrojtjen e burimeve të gazetarëve ofron garanci të mjaftueshme, dhe në përgjithësi gazetarët e shohin ligjin të sigurojë mbrojtje dhe zbatim të mjaftueshëm. Megjithatë, rastet e gazetarëve nën presion për të zbuluar burimet e tyre pa urdhër të gjykatës vazhdojnë.

Derisa duhet pranuar se gazetarët në Kosovë nuk marrin kërcënime me vdekje në baza ditore, nuk është e vërtetë se ata nuk janë të kërcënuar apo frikësuar pasi ata janë duke u përpjekur të veprojnë në atë që mbetet një mjedis sfidues. Lidhur me këtë, reagimi i institucioneve, si policia dhe gjykatat lë hapësirë për përmirësim.

Ndikimet politike mbi RTK-në konfirmohen vazhdimisht përmes mediave lokale dhe raporteve të shoqërisë civile, si dhe nga raportet ndërkombëtare të vlerësimit të mediave. Opinione të ngjashme janë përsëritur në këtë raport. Një varg i protestave ka filluar në vitin 2014 dhe vazhduan në vitin 2015, pasi redaktorët dhe gazetarët prej brenda transmetuesit akuzuan menaxhimentin për njëanshmëri politike, korrupsion dhe nepotizëm. Ndërsa kjo është parë si një nga kritikat e para të mobilizuara dhe të zëshme prej brenda transmetuesit publik, ndikimet politike kanë mbetur kryesisht të paprekura.

Në fund, kushtet brenda vetë mediave po ashtu kufizojë profesionin e gazetarisë. Kontratat e pamjaftueshme të punës, të cilave iu mungon mbrojtja e mjaftueshme sociale komprometojnë paanshmërinë dhe pavarësinë e gazetarëve. Ndërhyrja nga pronarët e mediave në politikat redaktuese vazhdojnë, dhe kodet e brendshme të sjelljes duhet të shprehin qartë politikat redaktuese në mënyrë që të sigurohet që pronarët e mediave nuk do të ndërhyjnë në punën e përditshme redaktuese apo të komprometojnë  gazetarinë e  paanshme.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...