Programet
Qeverisja e Mirë / Hulumtime

Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në Kosovë në vitet e fundit

Ky publikim është rezultat i hulumtimeve, intervistave dhe shkrimeve të cilat tregojnë mbi gjendjen e mjedisit në Kosovë, të cilat janë realizuar nga Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese - Preportr e cila funksionon në kuadër të Organizatës Çohu!.

Si burime primare të këtij publikimi janë përdorur disa hulumtime të realizuara vite më parë nga Preportr e të cilat janë:

“Llumi jonë”, shkrim ky i publikuar në vitin 2014 nga Preportr i cili tregon rreth gjendjes së deponive të mbeturinave në Kosovë, si dhe rrezikut në disa aspekte i cili kanoset nga këto deponi.

“Industria e Shkatërrimit”, ky hulumtimi që është publikuar në vitin 2019 trajton degradimin e mjedisit nga gurthyesit dhe eksploatuesit e zhavorrit. Gjithashtu janë hulumtuar të gjitha kompanitë që kanë marrë licenca për eksploatim të rërës, zhavorrit dhe gurit, për të parë lidhjet e tyre me partitë politike dhe është gjetur se disa nga operatorët janë të afërt me zyrtarët shtetëror, partitë politike dhe politikanët. Një pjesë e tyre janë evidentuar se janë edhe financues të partive politike.

“Fati i zi i Drinit të Bardhë”, gjithashtu përmes këtij hulumtimi është pasqyruar gjendja e Drinit të Bardhë, i cili është lumi më i dëmtuar në Kosovës për shkak të eksploatuesve ilegalë të rërës dhe zhavorrit. Të dhënat dhe gjendja faktike aktuale janë përditësuar, pasi që Preportr ka realizuar disa hulumtime lidhur me degradimin e lumenjve në Kosovë.

“Amnistimi i degraduesve të mjedisit”, hulumtim ky i cili tregon dështimin e institucioneve të drejtësisë në mbrojtjen e mjedisit. Mijëra lëndë të cilat lidhen me fushën e mjedisit janë parashkruar ndër vite nga gjykatat e vendit, ndërsa nga prokuroritë e vendit shumë kallëzime penale janë hedhur poshtë pavarësisht se dëmet në terren janë evidente.

Si burime sekondare janë marrë për bazë intervistat e realizuara me KMDK, MMPHI si dhe të dhëna të tjera të cilat kemi arritur t’i grumbullojmë nga vizitat në terren të cilat i ka realizuar ekipi i Preportr.

Gjatë përgatitjes së këtij publikimi, ekipi i Preportr ka dalë në terren dhe ka shikuar gjendjen aktuale në terren të deponive, lumenjve dhe gurthyesve. Përmes këtij raporti është paraqitur gjendja aktuale, duke e krahasuar me atë të viteve paraprake.

Raportin e plotë mund ta lexoni këtu

Videon e hulumtimit mund ta gjeni këtu

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Hulumtime

    19 Dhjetor '19

    Online Media Monitor

    Raport monitorues mbi shkeljet e etikës së gazetarisë në media online në periudhën 2018-2019.

  • Hulumtime

    2 Dhjetor '19

    Vështirësitë e qasjes në dokumente publike

    Dokumentet publike edhe pse do të duhej të ishin të qasshme për qytetarët, mediat apo shoqërinë civile sipas ligjit në Kosovë, shpesh mbahen brenda sirtarëve të institucioneve

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...