Programet
Qeverisja e Mirë / Aktivitete

Cito-kontrabanda

Komunikatë për media: Kontrabanda me Citostatikë

Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, e cila funksionon në kuadër të organizatës ÇOHU! ka realizuar një hulumtim në lidhje me kontrabandimin e citostatikëve, shitjen ilegale të tyre si dhe përdorimin e gjerë të këtyre citostatikëve që bëhet brenda Klinikës së Onkologjisë.

Ekipi i Preportr, ka monitoruar për disa ditë me radhë Klinikën e Onkologjisë, ku pacientët trajtohen me medikamente të kontrabanduara. Gjatë monitorimit që iu është bërë sallave ku trajtohen pacientët, shtatë citostatikë që janë më të nevojshmit, e që pacientët ishin detyruar t’i blinin vetë, kanë qenë pa banderola.

Në mesin e këtyre citostatikëve që Preportr ka arritur t'i identifikojë janë: Herceptin, Gemcit, Endoxan, Akarbaz, Flourouracil, Vincristine, Cyclophosphamide.

Në këtë klinikë është vendosur një njoftim, përmes të cilit informohen pacientët që kur t’i blejnë citostatikët të sigurohen se janë me banderola, në të kundërtën mund të shkaktojnë efekte anësore dhe përgjegjësinë për pasojat e bartin vetë pacientët.

Dokumenti i siguruar nga Preportr tregon se, Ministria e Shënetësisë as për së afërmi nuk përmbushë listën vitale me citostatikë. Si pasojë pacientët detyrohen të blejnë citostatikë në tregun privat ku edhe qarkullimi i medikamenteve të kontrabanduar është tejet i madh.

Drejtues të Onkologjisë thonë se për çdo ditë sillen citostatikë pa banderola në onkologji dhe se edhe nëse furnizohet kjo klinikë me 50% të citostatikëve nga Ministria e Shëndetësisë,  50%-shi tjetër janë të kontrabanduara. Ata thonë se mjekët janë të detyruar që t’i trajtojnë pacientët me citostatikët që ata i sjellin, e që në të shumtën e rasteve janë pa banderola dhe nuk janë të sigurta për nga cilësia.

Preportr, gjatë hulumtimit ka hasur në citostatikë të kontrabanduar kryesisht në barnatoret afër QKUK-së. Si mostër gjatë këtij hulumtimi është marrë lloji i citostatikut Herceptin. Ky citostatik përdorët për trajtimin e kancerit të gjirit, është ndër më të kërkuarit por edhe i shumë i shtrenjtë.

Në njërën barnatore çmimi i këtij bari ka qenë 1595 euro. I njëjti bar, në një barnatore tjetër ka kushtuar vetëm 700 euro. Tri javë më vonë, ekipi i Preportër sërish ka kërkuar të njëjtin citostatik në barnatoren e njëjtë dhe ky medikament pas tri javësh është ofruar me çmim prej 800 euro. Me një çmim shumë më të ultë, vetëm 450 euro, këtë citostatik e ka ofruar një barnatore tjetër. Kjo do të thotë trefish më lirë sesa çmimi në treg, apo edhe çmimi me të cilin e blen vetë Ministria e Shëndetësisë, i cili është 1550 euro. Preportr poashtu ka arrritur të sigurojë këtë citostatikë pa banderolë edhe përmes telefonit. Mjafton ta telefonosh një kompani të madhe farmaceutike dhe mund të bëhet kontakti me kontrabanduesit. Diferenca tejet e madhe e çmimeve dhe sigurimi i tyre në mënyrë shumë diskrete nga ana e barnatoreve vë në pah funksionimin e rrjetit të kontrabandës në tregun farmaceutik.

Në bazë të hulumtimit pjesa më e madhe e citostatikëve të kontrabanduar hyjnë në Kosovë përmes vendeve të rajonit si Serbia, Maqedonia dhe Shqipëria. Por, ka raste kur edhe citostatikët e blerë nga Ministria e Shëndetësisë përfundojnë në tregun ilegal.

Një nga citostatikët e kontrabanduar që është gjetur në Klinikën e Onkologjisë ishte blerë nga Ministria e Shëndetësisë. Preportr ka vërtetuar se ky medikament ishte vjedhur nga institucionet shëndetësore e pastaj është shitur në tregun ilegal.

Në Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale dhe në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se nuk e dinë që në Onkologji jepen citostatikë të kontrabanduar, ndërsa nuk kanë asnjë raport që kanë inspektuar këtë klinikë për këtë çështje.

Problemi kryesor i citostatikëve të kontrabanduar është cilësia e tyre. Është e domosdoshme që citostatikët të transportohen në temperaturë 2 deri në 8 gradë celsius dhe të kenë kushte të përshtatshme gjatë transportimit. Qëndrimi dhe transportimi i këtyre medikamenteve në temperatura të larta gjatë verës, përveç që ndikon në humbjen e  kualitetit dhe të mos reagojë si terapi, mund të kenë edhe kundër efekt.

 

Një nga problemet që është shfaqur vazhdimisht ka qenë përpilimi i listës së citostatikëve në kohën kur përgatitet tenderi. Disa onkologë në kushte anonime kanë thënë për Preportr, se janë kontaktuar nga kompani që importojnë citostatikë, të cilët u kanë ofruar favore të ndryshme për t’ua përfshirë në listë citostatikët për të cilët ata kanë licencë të importimit. Burime të Preportr, konfirmojnë se këso favorizime u bëhen edhe mjekëve të tjerë të cilët janë pjesë e komisionit për përpilimin e listës së barnave të cilat duhet të blihen nga MSh.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...