Programet
Privatizimi / Reagime

Nxitimi për dhënien me koncesion të Aeroportit të Prishtinës rrezikon humbje të mëdha për Kosovën

Privatizimi dhe futja nën koncesion e pasurive publike në Kosovë është përcjellur me probleme të jashtëzakonshme para së gjithash për shkak se AKM dhe institucionet kosovare nuk qenë transparente. Përgjithësisht qeverisja në Kosovë në këto shtatë vite është përcjellur me praktika shumë të rënda korruptuese dhe me keqmenaxhime të theksuara. Përvec kësaj në Kosovë shumë shpesh privatizimi është bërë në standarde jo të pranueshme nën arsyetimin se Kosova ka nevojë urgjente për një zhvillim ekonomik. Mirëpo, ka ardhur momenti kur institucionet kosovare do duhej të reflektonin para se të marrin vendime për sektorët e rëndësishëm ekonomik për shkak se pasojat mund të jenë fatale.

Privatizimi dhe futja nën koncesion e pasurive publike në Kosovë është përcjellur me probleme të jashtëzakonshme para së gjithash për shkak se AKM dhe institucionet kosovare nuk qenë transparente. Përgjithësisht qeverisja në Kosovë në këto shtatë vite është përcjellur me praktika shumë të rënda korruptuese dhe me keqmenaxhime të theksuara. Përvec kësaj në Kosovë shumë shpesh privatizimi është bërë në standarde jo të pranueshme nën arsyetimin se Kosova ka nevojë urgjente për një zhvillim ekonomik. Mirëpo, ka ardhur momenti kur institucionet kosovare do duhej të reflektonin para se të marrin vendime për sektorët e rëndësishëm ekonomik për shkak se pasojat mund të jenë fatale.

Një proces jotransparent dhe i përcjellur me shkelje në Tenderin për licencën e dytë në telefoninë mobile ka dhënë të kuptohet se qasja ndaj resurseve me peshë nacionale nuk duhet të jetë e njejt me qasjen për privatizimin e fabrikave dhe të ndërmarrjeve shoqërore. Në asnjë mënyrë praktikat e ndjekura deri tashti nga AKM dhe institucionet kosovare nuk guxojnë të vazhdojnë në fushën telekomunikimit, të energjetikës,  dhe në dhënien me koncesion ose privatizim të Aeroportit të Prishtinës, PTK-së, etj. Aplikimi në këto fusha i qasjes joserioze që ka përcjellur privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore mund të ketë pasoja fatale për të ardhmën e ekonomisë kosovare. 

Aktualisht, përveç telefonisë mobile, e përcjellur me shkelje skandaloze që patën për pasojë largimin nga Kosova të investuesve me renome botërore në këtë fushë, e njejta gjë po rrezikon të ndodhë me Aeroportin e Prishtinës me një inisiativë krejtësisht jotransparente për dhënien me koncesion të kësaj ndërmarrjeje publike me rëndësi të jashtëzakonshme. 

Nxitimi që po ndodhë në dhënien e pasurive publike para vendosjes së statusit nxjerrë dyshime se ekziston një qëllim që  Kosovës t’i merren të gjitha pasuritë dhe të ardhurat nga këto pasuri të përfundojnë diku në një fond të bllokuar për të cilin do të vendosë New Yorku e kushdo tjetër por më së paku Prishtina.

Koncesionet me procedura të tilla të nxituara zakonisht bëjnë shtetet e pavarura në rastet kur një ndërmarrje ka nevojë të vazhdueshme për subvencion nga qeveria. Siç dihet Aeroporti i Prishtinës ka një bilanc shumë pozitiv biznesi dhe jo që nuk është dhe as që do të jetë ngarkesë e Buxhetit të Kosovës, por me këtë status gjeneron të ardhura të konsiderueshme për të. Të ardhurat nga një koncesion eventual nuk do t’i gëzojë populli i Kosovës ashtu sikundër nuk po i gëzon paratë nga privatizimi. 

Për më tepër një nxitim i tillë është brengosës edhe për faktin se menaxhmenti aktual i Aeroportit të Prishtinës është po ai që edhe sipas raporteve të Zyrës OKB-së për Mbikëqyrje të Brendshme të Shërbimeve (OIOS) është futur në praktika të rënda korruptive. Lidhur me këto praktika para disa muajsh prokurorët ndërkombëtarë kanë ngritur padi kundër ish-drejtorit të Aeroportit të Prishtines, Ian Ëoollett. Akuzat e OIOS kanë përfshier tëre strukturen menaxhuese të Aeroportit të Prishtinës duke qenë se 93 vepra të shkeljeve në Aeroport kanë përfshier shumicën e sektorëve në këtë ndërmarrje. 

“Çohu” ju ofron  një dokument që vërteton se ideatori kryesor i koncesionit nuk është Qeveria e Kosovës, por është drejtori Aktual Afrim Aziri. Aziri është person i dënuar për kontrabandë par të qenjeve njerzore në Hungari në vitin 1994.   

Të lejosh një nxitim në dhënien me koncesion të një ndërmarrje me të ardhura që kalojnë aeroportet tjera në rajon, para vendosjes së statusit të Kosovës, në momentin kur Aeroporti udhëheqet nga një menaxhment i dyshuar si i korruptuar, është sikur të punosh me qëllim kundër interesit ekonomik të Kosovës dhe kundër një shteti të pavarur të qendrueshëm të Kosovës.

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Shkurt '17

    Rrafshojmë male

    Mijëra hektarë pyje janë prerë në mënyrë ilegale. Prerja e tyre është bërë më së shumti nga kompanitë që kanë fituar kontrata për t’i...

  • Hulumtime

    16 Dhjetor '16

    Thesi i shkyem

    Investimet e qindra miliona eurove në fushën e bujqësisë në Kosovë nuk po e japin rezultatin e duhur. Këto investime nuk kanë ndikuar në uljen e...

  • Hulumtime

    10 Qershor '16

    Shtegtimi nëpër Dukagjin

    Peja shtrihet në pjesën perëndimore të Kosovës dhe është një nga qytetet më të bukura të trevave shqiptare. Qyteti ofron një sërë atraksionesh...

  • Hulumtime

    23 Maj '16

    Tu prashitë n’ujë

    Mbështetja e Ministrisë së Bujqësisë me grante për fermerët nuk ka dhënë rezultatin e dëshiruar. Disa prej atyre që janë ndihmuar nga ministria,...