Programet
Antikorrupsion / Reagime

Vendime kontradiktore të AKK-së mbi konfliktin e interesit

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) më 6 Korrik ka nxjerrë një vendim mbi ekzistimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik rreth rastit të z. Ejup Qerimi, drejtor ekzekutiv në PTK dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. AKK-ja ka konstatuar se në rastin e z. Ejup Qerimi ekziston konflikti i interesit në ushtrimin e funksionit publik duke qenë se personi i përmendur ushtron dy funksione në të njëjtën kohë, që sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit Nr.04/L-051, është e ndalueshme.

Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) më 6 Korrik ka nxjerrë një vendim mbi ekzistimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik rreth rastit të z. Ejup Qerimi, drejtor ekzekutiv në PTK dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. AKK-ja ka konstatuar se në rastin e z. Ejup Qerimi ekziston konflikti i interesit në ushtrimin e funksionit publik duke qenë se personi i përmendur ushtron dy funksione në të njëjtën kohë, që sipas Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit Nr.04/L-051, është e ndalueshme.

AKK-ja, me këtë rast, ka dëshmuar se është një institucion që ligjin, për raste të ngjashme, e zbaton në mënyrë selektive, të njëanshme dhe qëllimisht të gabueshme.

AKK-ja, në gusht të viti 2011, ka nxjerr një vendim rreth konfliktit të interesit të Rektorit të Universitetit të Prishtinës (UP) dhe ka konstatuar që në rastin e z. Mujë Rugova, nuk ekziston gjendja e konfliktit të interesit. Z. Rugova, krahas funksionit si rektor i Universitetit të Prishtinës ka ushtruar dhe vazhdon ta ushtroj edhe funksionin e anëtarit të Bordit të Drejtorëve në KEK.

Të dy vendimet e AKK-së, janë me përfundime të ndryshme me gjithë faktin  që kemi të bëjmë me raste tërësisht të njëjta. Drejtori i PTK-së, Ejup Qerimi është drejtor në PTK, dhe njëherazi edhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, përderisa Mujë Rugova, vazhdon të jetë Rektor i UP-së dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve në KEK.

Madje, AKK-ja në rastin e Mujë Rugova ka bërë interpretim të gabueshëm të Ligjit të Konfliktit të Interesit, pasi që në vendimin e marrë mbi mos-ekzistimin e konfliktit të interesit, AKK-ja citon një nen i cili pikërisht dëshmon që z. Muja është në konflikt të interesit. AKK-ja, në vendim mbi z, Rugova, me numër të protokollit 01-338/11/a, citon nenin 17.A.2 të Ligjit Nr.03/l-155, i cili thotë: “Përjashtimisht zyrtari mund të jetë anëtar i organit drejtues të ndërmarrjes në pronësi publike apo shoqërisë aksionare me pronë publike, mirëpo pa të drejt kompensimi apo pranimi të dhuratës përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera të nevojshme”.

 Bazuar në deklarimet e pasurisë të viti 2011 por edhe të viti 2012, z. Rugova, krahas pagës si rektor i UP-së, merr pagë edhe si anëtar i Bordit të KEK-ut, në vlerë vjetore prej 9200 euro, gjë që paraqet konflikt të pastër interesi sipas ligjit.

Megjithëse Ligji për Konflikt të Interesit Nr.03/l-155 është shumë i qartë dhe sanksionon që zyrtari publik nuk mund të mbaj dy pozita menaxhuese prej të cilave merr kompensim, prapë se prapë, AKK-ja  morri vendim për mos ekzistim të konfliktit të interesit në rastin Muja.

Këto dy vendime të AKK-së, të marra brenda një distance kohore prej 11 muajve, dëshmojnë për një mungesë konsistence dhe trajtimit të jo të barabartë të rasteve të ngjashme të konfliktit të interesit. Këto vendime kontradiktore si dhe interpretimi i njëanshëm i ligjeve nga AKK-ja, varësisht prej zyrtarit të apostrofuar, tregojnë për qasje selektive në trajtimin e rasteve nga ky institucion.    

Kjo qasje selektive dhe trajtimi jo i barabartë i rasteve të ngjashme, por me përfundime të ndryshme, bënë që kredibiliteti i Agjencisë kundër Korrupsionit të pësoj degradim dhe delegjitimim institucional nga vet vendim-marrësit e AKK-së.

Organizata ÇOHU! ka kërkuar nga AKK-ja që të shpjegoj se pse ka marrë vendime të ndryshme për raste të njejta të konfliktit të interesit, por megjithë se kemi pritur për mbi 20 ditë nuk kemi marrë asnjë përgjigjeje. Në këtë rast, AKK-ja duhet që urgjentisht t’i shpjegoj opinionit se pse ka marrë vendimet të ndryshme në raste që janë të ngjajshme për nga natyra e konfliktit të interesit.

Në rast të kundërt, Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës duhet të marrë në konsideratë dhe të shqyrtoj këto vendime kontradiktore të AKK-së, përderisa prokuroria duhet të nisë hetimet për ekzistimin e ndonjë vepre të mundshme penale.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...