Programet
Antikorrupsion / Reagime

Komunikatë për shtyp - Krimi i organizuar një me politikën

Organizata ÇOHU qysh nga themelimi i saj ka paralajmëruar si dhe ka sjellë dëshmi në vazhdimësi për lidhjet e politikës me krimin e organizuar si dhe veprimet korruptive të liderëve institucional dhe partiak. BE-ja në një raport të vetin në nëntor ka thënë se krimi i organizuar është futur në politikën kosovare. Indikator i fuqishëm që dëshmon përfshirjen e politikanëve kosovarë në aktivitete jashtaligjore është luksi alla “COZA NOSTRA” në kushte të një varfërie të përgjithshme në Kosovë. Indikator se politikanët kosovarë janë mbi ligjin, është fakti se deri më sot ndaj asnjërit prej tyre nuk janë inicuar procedura hetimore as për korrupsion e as për involvimin e tyre në krim megjithë dëshmitë e bollshme të sjellura.

Zbulimi i një arsenali armatimi me sasi të mjaftueshme për një luftë në Drenas dëshmon qartë lidhjet e qeverisë aktuale me krimin e organizuar dhe korrupsionin politik. Në këtë rast janë burgosur  si të implikuar dy zyrtarë të lartë të AAK-së, njëri prej tyre kryetar i degës për Drenas dhe këshilltar politik i ministrit Ibrahim Selmanaj.

Arsyetimi i qeveritarëve, veçanërisht aryetimet tashmë tipike të  kryeministrit Çeku në stilin “këto janë insinuata”, por edhe reagimin qesharak të ministrit Selmanaj se “të implikuarit nuk ishin në orar të punës” (sic. si mund të bartet një arsenal i tillë në vendin e punës), në asnjë mënyrë nuk mund të largojnë përgjegjësinë nga ta, qeveria dhe nga partia që i takojnë.

Organizata ÇOHU qysh nga themelimi i saj ka paralajmëruar si dhe ka sjellë dëshmi në vazhdimësi për lidhjet e politikës me krimin e organizuar si dhe veprimet korruptive të liderëve institucional dhe partiak. BE-ja në një raport të vetin në nëntor ka thënë se krimi i organizuar është futur në politikën kosovare. Indikator i fuqishëm që dëshmon përfshirjen e politikanëve kosovarë në aktivitete jashtaligjore është luksi alla “COZA NOSTRA” në kushte të një varfërie të përgjithshme në Kosovë. Indikator se politikanët kosovarë janë mbi ligjin, është fakti se deri më sot ndaj asnjërit prej tyre nuk janë inicuar procedura hetimore as për korrupsion e as për involvimin e tyre në krim megjithë dëshmitë e bollshme të sjellura. Në këto rrethana është krijuar një ambient komod për lulëzimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku ligjin e vendosin simbas dëshirës njerëzit omnipotent në politikë .

Në një situatë të tillë të një mungese totale të dhënies llogari, gjetja e një arsenali të tillë armësh duhet të shënojë kulmin e alarmit për shoqërinë kosovare. Kjo kërcënon sigurinë e secilit dhe sigurinë e Kosovës në përgjithësi.

Në një situatë të tillë, në një moment kaq delikat për Kosovën, krijohet përshtypja se me qytetarin kosovar është duke u luajtur një lloj ruleti rus. Kur politika është e zhytur në korrupsion dhe krim të organizuar, gjithkush mund të ketë ndikim mbi ta përveç qytetarëve. Një pjese të konsiderueshme të politikës kosovare sot, interesi individual dhe klanor iu ka hipur mbi çfarëdo parimi a vlere morale. Pra, politika kosovare sot blehet lehtë. Ky fakt, bën praninë e sasive të mëdha të armatimit shumë të rrezikshme dhe me potencial fatal për shoqërinë kosovare.

Në një moment të tillë, secili kosovar do duhej të reflektonte. Secili njeri që nuk është i verbuar ose i shantazhuar nga pasuria e paligjshme duhet të ndërmarrë një hap për ta kthyer Kosovën në ligjshmëri. Kuvendi i Kosovës, shoqëria civile, media kosovare dhe secili qytetar i Kosovës duhet të fillojnë të pyesin se çfarë shoqërie duam të ndërtojmë. A dëshirojmë një vend të sunduar nga krimi i organizuar apo duam të vendosim një demokraci të kristalizuar të bazuar në sundim të ligjit, ku njerëzit e zgjedhur në zyra publike japin llogari për atë që e bëjnë dhe që s’e bëjnë.

Nuk është kjo më vërejtja e fundit para hendekut që po na pret. Kjo është këmbana e fundit e alarmit për një moment fatal në të cilin Kosova tashmë mund të ketë shkelur.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...