Programet
Antikorrupsion / Reagime

ART, sypatrembur, vazhdon shkeljet e rënda të ligjit

Shkeljet e Autoritetit Rregullativ për Telekomunikacion (ART) kanë arritur kulmin kësaj jave. ART po vazhdon talljen me ligjin dhe siç po duket në Kosovë nuk do të ketë autoritet që do ta ndalojë atë. Si pasojë e shkeljeve flagrante që kanë ndodhur deri tashti në lidhje me licencën e dytë të telefonisë mobile në Kosovë, po të kishte njerëz të përgjegjshëm në Qeveri, Ministri të Transportit e Telekomunikacionit dhe në Kuvendin e Kosovës, do të duhej jo vetëm ta anulonin itenderin por edhe ta ndërronin i tërsisht ART-në.

Shkeljet e Autoritetit Rregullativ për Telekomunikacion (ART) kanë arritur kulmin kësaj jave. ART po vazhdon talljen me ligjin dhe siç po duket në Kosovë nuk do të ketë autoritet që do ta ndalojë atë. Si pasojë e shkeljeve flagrante që kanë ndodhur deri tashti në lidhje me licencën e dytë të telefonisë mobile në Kosovë, po të kishte njerëz të përgjegjshëm në Qeveri, Ministri të Transportit e Telekomunikacionit dhe në Kuvendin e Kosovës, do të duhej jo vetëm  ta anulonin itenderin por edhe ta ndërronin i tërsisht  ART-në.

Të martën, pas dështimit të pagesës së 81 milionëve të premtuar nga konzorciumi Kosmocell, ART ka marrë vendim të menjëhershëm që licencën t’ia kalojë tenderuesit të radhitur si të dytin të përbërë nga IPKO dhe Mobiteli slloven. Këtë ART e ka bërë në mënyrë të paligjshme, pasiqë është vërtetuar se kompania sllovene Mobitel ka qenë partnere me zotin Lluka dhe rrjedhimisht është një nga dështuesit e pagesës së shumës prej 81 milionë eurosh, e cila njëherit ka qenë arsyeja kryesore mbi të cilën ART është bazuar për ta shpërblyer konzorciumin mes Dukagjinit, Kujtesës dhe Mobitelit slloven.

ART praktikisht shpërblen për të tretën herë Ekrem Llukën dhe partnerët e tij edhe përkundër faktit se në vazhdimësi është provuar se kjo është bërë në mënyrë joligjore. Edhe përkundër vrejtjeve të vazhdueshme për shkelje të ligjit, është provuar tashmë se ART ka fshehur ose ka injoruar faktin se kompania sllovene ka qenë pjesë e konzorciumit edhe me zotin Lluka edhe me kompaninë IPKO net. Kjo paraqet një konflikt të qartë të interesit duke qenë se pjesmarrja e së njëjtës kompani në të dy konzorciumet e ranguara në vendet e para krijojnë bazë për të besuar se këtu ka pasur edhe kurdisje çmimesh, por edhe presione ndaj firmave të telefonisë mobile me përmasa globale, siç ishin Vodaphone dhe Mobilcom austriak, si dhe Telenor norvegjez. Simbas informatave që vijnë nga Mobilcom austriak, kjo kompani është duke përgaditur padi për shkak të shkeljeve që ART ka bërë në tenderim.

Edhe  kompanitë më të mëdha për telefoni mobile kanë pasur vërejtje serioze mbi integritetin dhe transparencën  e procesit tenderues. Këto kompani, duke krahasuar tenderin e ART-së me me proceset tjera të tenderimit për telefoni mobile, ku është përmendur posaçërisht Maqedonia, thonë se në të gjitha vendet e rajonit ka ekzistuar një transparencë e plotë në lidhje me kriteret dhe vlerësimin e pikëve. Ndërsa ART ka bërë të kundërtën e kërkesave të kompanive më të mëdha. Ajo i ka mbajtur të paqarta nënkriteret e tenderit, nuk ka pasur transparencë sidomos në lidhje me pagesën e tarifës për licencë dhe nuk kanë ofruar detaje për tenderuesit në lidhje me alokimin e pikëve. Kjo ka dhënë mundësi të jashtëzakonshme të manipulimit nga ana e Komisionit dhe ART-së duke qenë se informacionet vendimtare potencialisht kanë mundur t’i kenë tenderuesit e afërt me ART-në duke e bërë garën jo të barabart.

Në anën tjetër, të martën, u pa se protagonistët kryesor të tenderit për licencën e dytë të telefonisë mobile, zoti Anton Berisha, kryetar i ART, dhe biznesmeni pejan Ekrem Lluka, nuk do ta çajnë kokën për ligjin dhe ligjshmërinë. Pa sqaruar pse nuk është kërkuar garanci bankare për pagesën e 81 milionë eurove të premtuara nga konzorciumi i zotit Lluka dhe pa sqaruar se si do të ndodhë me dënimin prej 20% të shumës për pagesën e licencës, me një vendim joligjor, zoti Berisha e ka shpallur fitues konzorciumin e dytë të përbërë nga IPKO net dhe Mobiteli slloven. Qoftë edhe vëtëm për shkak se Mobiteli slloven ka qenë pjesë edhe e konzorciumit të parë fitues, këtu do të duhej të intervenohej nga autoritete më të larta për të vendosur ligjshmërinë. Duket se fakti që shefi i ART-së ka krahun e nxeht në politikë, e ka bërë atë të patrembur përballë ligjit. Me vendimin e së martës ai ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për të tretën herë dhe asnjë nga autoritetet që qëndrojnë mbi ART nuk ka shfaqur guximin për të vendosur ligjin në këtë fushë. Në raste të shkeljeve të tilla të rënda nuk do duhej të qëndrojnë indiferent Qeveria, Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Kuvendi i Kosovës sepse për ndryshe ata do të jenë bashkëpërgjegjës për shkeljet.

  • Antikorrupsion

  • Hulumtime

    20 Nëntor '20

    Pandemi në Gjyqësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën shtator 2019 – gusht 2020

  • Hulumtime

    23 Prill '20

    Keqpërdorimi në prokurim publik

    Meqenëse prokurimi publik vazhdon të mbetet një ndër shtyllat më të rëndësishme në proceset publike të shpenzimit të parasë publike, Organizata Çohu! gjatë periudhës njëvjeçare të...

  • Hulumtime

    18 Nëntor '19

    Qasja në drejtësi

    Raport i monitorimit në gjykatat themelore në Republikën e Kosovës për periudhën tetor 2018 – shtator 2019

  • Aktivitete

    18 Korrik '18

    Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve publikë dhe Agjencia Kundër Korrupsion

    Në fokus të diskutimit ka qenë nisma ligjore për rishikimin e bazës ligjore e cila ka të bëjë me deklarimin e pasurisë të zyrtarëve publikë,...

  • Qeverisja e Mirë

  • Aktivitete

    7 Nëntor '22

    Pyetësor: Deklarimi i pasurisë nga zyrtarët publikë

    Organizata Çohu! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr, janë duke realizuar një hulumtim lidhur me procesin e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë...

  • Hulumtime

    13 Qershor '22

    Përgjegjësia Disiplinore e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve

    Organet kompetente të vendit kanë ndërmarrë një sërë hapash për reformimin e drejtësisë, me qëllim të konsolidimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, si dhe të...

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Ajri i ndotur, degradimi i hapësirave të gjelbra, dëmtimi i shtretërve të lumenjve si dhe gjendja e deponive të mbeturinave janë disa probleme të cilat ishin dhe vazhdojnë të jenë të dukshme në...

  • Hulumtime

    25 Janar '22

    Online Media Monitor

    Raporti i monitorimit të mediave online janar 2020 - dhjetor 2021

  • Privatizimi

  • Reagime

    23 Dhjetor '16

    Reagim: Degradimi dhe shkatërrimi i PTK-së nga politika

    Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit në Vjenë më të cilin Post-Telekomi i Kosovës detyrohet që t’i paguajë 30 milionë euro kompanisë “Devolli Group” dëshmon për...

  • Hulumtime

    22 Qershor '15

    PTK: Nga agimi deri në muzg

    Raport hulumtues: Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës: Ky raport hulumtues ofron një ekzaminim të detajuar mbi zhvillimet dhe shkaqet kryesore që çuan në rënie të vazhdueshme dhe siç duket të...

  • Hulumtime

    19 Prill '13

    ACP Axos Capital Partners - blerës formal por jo real!

    Shitja e 75% të aksioneve të PTK-së, ka nxjerr lakuriq tendencën e Qeverisë që telekomin kosovarë t’ia jap kompanive ndaj të cilave kishte kusure të pashlyera. Qeveria me...

  • Hulumtime

    29 Tetor '12

    2017: Viti i Kolapsit Energjetik

    Bazuar në parametrat e tanishëm, Kosova do të ballafaqohet me një kolaps energjetik në vitin 2017. Vendi, tani për tani, nuk ka plan alternativ për furnizim me energji në rast se ndërtimi i...

  • Peportr

  • Hulumtime

    1 Prill '22

    Degradimi i vazhdueshëm mjedisor

    Në këtë video pasqyrohen dëmet mjedisore që janë shkaktuar ndër vite në Kosovë. Fokusi i kësaj përmbledhje është gjendja aktuale në deponitë...

  • Hulumtime

    4 Nëntor '21

    Pasojat e hidrocentraleve

    Ndërtimi i hidrocentraleve në Grykën e Deçanit dhe në Shtërpcë ka shkaktuar pasoja të shumta buzë lumit, në rrjedhën e lumit qasjen në lumë....

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Fati i zi i Drinit të Bardhë

    Për vite me radhë, kompani të shumta kanë nxjerrë rërë dhe zhavorr nga Drini i Bardhë. Eksploatimet e tyre ilegale jo vetëm që shkatërruan hektarë...

  • Hulumtime

    4 Tetor '21

    Degradimi i Drinit të Bardhë

    Mbi një mijë hektarë të Drinit të Bardhë u dëmtuan nga eksploatuesit ilegalë të rërës dhe zhavorrit, për vite me radhë. Dënimet e vogla,...